
Paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka filluar me dëgjimin e një dëshmitari të mbrojtur, identiteti të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.
Të dhënat personale të këtij dëshmitari janë lexuar në seancë private, gjithashtu publiku nuk ka dëgjuar as kur dëshmitari i është përgjigjur pyetjeve të prokurorit lidhur me një periudhë të pranverës së vitit 1998.
Dëshmitari i parë ka filluar të japë dëshminë e tij kundër Shalës duke treguar se si e ka njohur Pjetër Shalën, raporton Gazeta10.
Dëshmitari tha se në maj të vitit 1997, në shtëpi i kanë shkuar dy persona të UÇK-së nga Jabllanica dhe disa persona me rroba civile.
“Po disa kanë qenë më uniformë e disa kanë qenë me rroba si civile, logot e tyre të veshjeve ishin të UҪK-së. Po nga babi im kanë kërkuar që të vij edhe ta dorëzoj armën por babi nuk ka shkuar me ta, të tjerët nuk nuk i kam njohur por vetë dy prej tyre si dhe për Pjetër Shalën më kanë treguar disa nga fqinjët se është ai dhe ka qenë bashkë me të”, ka thënë dëshmitari
Sipas tij, Shala e ka keqtrajtuar babain e tij dhe personat e tjerë në një ‘hekurishte’ në Kukës, të Shqipërisë./Gazeta10