Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Arsenal kërkon të sigurojë shërbimet e Moises Caicedo

Gazeta10
27 March 2023 - 16:50

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Brighton, Moises Caicedo.

Siç raportojnë mediat angleze, londinezët pritet të bëjnë një ofertë në drejtim të Brightonit gjatë afatit kalimtar veror.

Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë për shkak se 21-vjeçari ka kontratë me klubin e tij aktual deri në verën e vitit 2027.

Kjo nuk është hera e parë që “Topçinjtë” kanë shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin nga Ekuadori, pasi që ata tentuan një transferim të tij në “Emirates” edhe gjatë afatit të Janarit, por Brighton refuzoi çdo ofertë në drejtim të tyre pasi nuk dëshironin të humbisnin në mes të sezonit njërin nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Vlera aktuale e Caicedos në treg arrin shifrën e 55 milionë eurove.

Këtë sezon ai është paraqitur në 29 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 1 gol e ka bërë 1 asistim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.