Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Gerard Pique thyen heshtjen, flet pas ndarjes nga Shakira

Gazeta10
27 March 2023 - 14:55

Gerard Pique ka thyer heshtjen në lidhje me ndarjen nga Shakira dhe ka treguar se si kjo ka ndikuar tek fëmijët e tyre, shkruan Gazeta10.

Ish-futbollisti ka folur së fundmi në një intervistë me gazetën spanjolle ‘El Pais’ për ish-partneren dhe dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha.

Pique diskutoi se përse ai nuk e adresoi publikisht ndarjen pasi së bashku me këngëtaren kolumbiane njoftuan në qershor të vitit 2022.

“Çdokush ka përgjegjësinë e tij të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre, ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijë. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.