Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ilkay Gundogan afër transferimit tek Barcelona

Gazeta10
27 March 2023 - 16:18

Mesfushori gjerman, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga skuadra e Manchester  City në fund të këtij edicioni.

Gundogan i cili këtë vit po luan sezonin e tij të 7-të me fanellën e “Qytetarëve” po kërkon një eksperiencë të re dhe nuk pritet të vazhdojë më tutje me fanellën e Manchester Cityt, dhe një ndër arsyet kryesore mendohet të jetë edhe fakti që gruas së tij nuk po i pëlqen jetesa në Angli.

Barcelona po shihet si destinacioni i ardhshëm i gjermanit,  me lojtarin që i pëlqen kjo ide për shkak të stilit të lojës që aplikon ekipi katalanas.

 Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka aprovuar transferimin e pasi po kërkon që të përforcojnë mesfushën për sezonin e ardhshëm, me Sergio Busquets i cili me shumë mundësi do të largohet nga blaugranasit gjatë verës.

Barcelona është e gatshme që t’i ofrojë atij një kontratë 2 vjeçare.

Gundogan ka kontratë valide më klubin anglez deri në qershor të këtij viti.

Ai u bë pjesë e kampionatit anglez pas një aventure 5 vjeçare me klubin gjerman, Borussia Dortmund, ku gjatë kësaj periudhe fitoi një titull të Bundesligës si dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2012/2013.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.