
Manchester United ka filluar bisedimet me mesfushorin portugez, Ruben Neves për një transferim të këtij të fundit në “Old Trafford” gjatë merkatos verore.
Neves pritet të largohet nga “Molineux” në fund të këtij sezoni pasi i skadon kontrata aktuale me “Ujqërit”.
Më herët interesim konkret për të kishte shfaqur edhe Barcelona por ata janë tërhequr nga gara duke mbetur kështu vetëm Manchester United i interesuar për shërbimet e 26-vjeçarit.
Nga Manchester United pritet të largohen disa lojtarë si McTominay, Van de Beek, andaj një transferi i një mesfushori të ri po shihet i domosdoshëm në kampin e “Djajëve të Kuq”.
Ruben Neves iu bashkua Wolvesit në vitin 2017 nga ekipi portugez Porto, për shumën e 17 milionë eurove.
Neves ka zhvilluar 245 ndeshje në total me fanellën e “Ujqërve” duke kontribuar me 29 gola e 12 asiste.
Tani për tani ai është totalisht i fokusuar tek Wolves ku për momentin nuk janë në një formë mjaft të mirë pasi që janë vetëm tri pikë larg nga zona e cila të dërgon në Championship.