Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea në garë për Amadou Onanan

Gazeta10
27 March 2023 - 17:01

Chelsea është futur në garë për mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana që po shkëlqen këtë sezon në Premier League. BBC raporton të hënën se Chelsea pritet së shpejti ta kontaktojë Evertonin në lidhje me 21-vjeçarin.

Madje, thuhet se londinezët kanë bërë gati një ofertë mbi 60 milionë euro për mesfushorin defensiv.

Onana po e luan sezonin e tij të parë në Angli, pasi iu bashkua Evertonit verën e shkuar nga Lille për 35 milionë euro.

Në 26 paraqitje kampionale, Onana ka 1 gol e 1 asistim. Reprezentuesi i Belgjikës ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027, ndërsa krahas Chelseat po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha angleze.

Amadou Onana ka kontratë me Evertonin deri në qershorin e vitit 2027, dhe vlera e tij në treg është 42 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.