Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Rritet mbështetja për platformën “Liria ka emër”

Gazeta10
27 March 2023 - 19:09

Raporti: Kanal10

Marshit protestues në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që gjendën në Hagë, do t’i bashkohet edhe Aleanca Kosovare e Biznesit. Kjo u bë e ditur pas një takimi mes përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër” dhe kryetarit të AKB-së, Agim Shahini. Ky i fundit ka ftuar të gjitha bizneset që të dalin në mbrojtje të ish-luftëtarëve, pasi marshi nuk ka ngjyrë politike, por ngjyrë lirie.

Aleanca Kosovare e Bizneseve i ka dhënë përkrahje marshit protestues që do të mbahet me 2 prill, në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, që gjendën në Hagë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka ftuar të gjitha bizneset t’i bashkohen marshit, teksa ka thënë se ai nuk ka ngjyrë politike, por ngjyrë lirie.

E në anën tjetër, ideatorët e platformës Liria ka Emër, kanë thënë se është shumë e rëndësishme që të solidarizohen me ata të cilët ndodhën në Hagë.

Përfaqësuesja e kësaj platforme, Eliza Hoxha, ka falënderuar AKB-në, për mbështetjen e këtij marshi, në prag të fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi protestues do të mbahet me 2 prill, ku do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skënderbeu”.

Derisa, është organizuar nga platforma, “Liria ka emër”, në shenjë përkrahje dhe mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët tjerë në Hagë.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve fillon me 3 prill.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.