Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Këto janë pamjet e Masakrës së Izbicës të transmetuara në CNN (+18)

Gazeta10
28 March 2023 - 11:13

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

CNN ishte njëra ndër mediat e cila raportoi për masakrën në Kosovë, duke transmetuar edhe videon e bërë nga Liri Loshi.

Kjo video e bërë nga Loshi ishte e vetmja provë e cila përputhet me imazhet e NATO-s.

Më poshtë mund të ndiqni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.