Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufca takohet me Nancy Pelosi, shkëmbejnë pikëpamje për forcimin e bashkëpunimit

Gazeta10
28 March 2023 - 22:50

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila i kishte pritur në Kongresin Amerikan.

“Me Kongresisten Pelosi shkëmbyem pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri ynë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se populli i Kosovës dhe SHBA-ve ndajnë të njëjtat vlera e parime të lirisë.

“Nënvizuam faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.”, ka shkruar Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.