Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Për dy vite Qeveria Kurti sukses më të madh e sheh sigurimin e vaksinave kundër COVID

Gazeta10
29 March 2023 - 8:48

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ftuar në emisionin “Prime Time” në Kanal10, i pyetur për punën 2 vjeçare të qeverisë Kurti, suksesin më të madh e ka cilësuar sigurimin e vaksinave kundër COVID-19. Ai ka thënë se gjendja në të cilën e kanë gjetë vendin ka qenë alarmante, raporton Gazeta10.

Ai tutje ka folur edhe për rritjen ekonomike të vendit, për të cilën tha që për dy vite është rritur për 7 përqind. Kjo rritje sipas tij ka ardhë në kohën kur ka pasur krizë shëndetësore, ekonomike dhe energjetike.

I pyetur nga gazetari Naim Sadiku se cilat janë investimet kapitale të bëra nga Qeveria Kurti, Kryeziu ka thënë se është rritur eksporti në dy vitet e fundit por kjo sipas Sadikut nuk është meritë e Qeverisë por e vetë bizneseve të cilat arrijnë që të lidhin bashkëpunim me kompani jashtë vendit për eksportimin e produkteve të tyre.

Kryeziu tutje si sukses të qeverisë Kurti i ka përmendur edhe shtesat për fëmijë, shtesa këto që nga të gjitha janë cilësuar si simbolike dhe minimale.

Kryeziu nuk arriti të përmend investimet e bëra nga qeveria aktuale e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.