Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas raportimit të Kanal10, ministri Peci shtyen afatin për aplikim në subvencione

Gazeta10
29 March 2023 - 9:25

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një telefonate me ministri i bujqësisë, Faton Peci ka konfirmuar shtyrjen e afatit për aplikim për subvencione bujqësore.

“I ftojë të gjithë fermerët që të aplikojnë dhe të mos i lenë për ditët e fundit të aplikimit dhe të mos shkaktojnë tollovi, dhe procesin e aplikimit ta shfrytëzojnë nga momenti kur hapet”, në e kemi shty afatin dhe nëse ende paraqitet nevoja mbi bazën e vlerësimit që e kemi në teren i kemi edhe 7 ditë të lira në dispozicion”, tha Peci.

Rikujtojmë se pas raportimit të Kanal10, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 06 prill 2023 në ora 16:00. Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.