Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq: Vuçiq është në problem serioz si t’i bindë qytetarët që e pranoi pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
29 March 2023 - 9:23

I ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, gazetarit serb, Branislav Kërstiq ka deklaruar që Vuçiqi është në problem serioz si t’i bindë qytetarët e Serbisë që pas asociacionit vjen pranimi i pavarësisë së Kosovës.

Ai tutje ka thënë që është i sigurt se asociacioni është realitet dhe këtë siguri e bazoj në deklaratat e zyrtarëve të lartë të administratës amerikane.

“Bashkësia ndërkombëtare është e mërzitur nga ballkani dhe ata duan që 2 deri në 3 vite me përfundu çështjet e hapura në shtete e ballkanit, që do të thotë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjen,

Duke folur për mos hapjen e urës së Ibrit, Kërstiq e lidh me siç ka thënë përrallat e politikanëve në Mitrovicën jugore.

Ai ka thënë që asnjë serb nuk është kthyer në banesën e tij në Mitrovicën Jugore. Sipas tij e vetmja pjesë multietnike është Mitrovia veriore për dallim nga pjesa e Mitrovicës Jugore.

Këtyre akuzave të gazetarit serb iu përgjigj ish Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili tha se kjo nuk qëndron aspak sepse ne jemi munduar që t’i kthejmë serbët në Mitrovicën e Jugut.

Sipas tij në fshatin Frashër kanë ndërtuar shtëpitë e serbëve dhe kanë kërkuar kthimin e tyre por ata nuk janë kthyer. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.