Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Persona të maskuar demoluan mbrëmë “Bon Vivantin” (FOTO)

Gazeta10
29 March 2023 - 9:33

Lokali “Bon Vivant” në Prishtinë është demoluar gjatë natës së djeshme në rrugën “Rexhep Luci”, raporton Gazeta10.

Sipas raportit të policisë disa persona kanë hyrë në një lokal dhe kanë demoluar dhe më pas kan sulmuar menaxherin duke shkaktuar dëme trupore.

Një nga të dyshuarit është identifikuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali),  duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.