Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Makinë propagande”, Lama e ashpër me VV-në

Gazeta10
19 June 2026 - 19:08

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka vlerësuar se rezultatet politike lidhen me ekzistencën e një “makine propagande të fuqishme”, të cilën, sipas saj, subjektet e tjera politike nuk kanë arritur ta kundërshtojnë në mënyrë efektive.

Duke folur në Kanal 10, Lama tha se përveç ndikimit të propagandës, ka edhe pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Kemi të bëjmë me një makinë propagande të fuqishme të cilën nuk kanë arritur ta dekonstruktojnë si duhet subjektet e tjera politike, dhe prandaj e kemi këtë rezultat. Pastaj ka edhe pakënaqësi të tjera, sepse zoti Kurti ka dështuar gjatë qeverisjes së tij. Këtë e kanë pranuar edhe votuesit e tij dhe duhet shumë punë për të rikthyer besimin e tyre”, ka deklaruar Lama.

Ajo theksoi se partitë politike që synojnë të fitojnë mbështetje më të madhe qytetare duhet të punojnë më shumë për të adresuar pakënaqësitë e votuesve dhe për të ndërtuar besimin e humbur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.