Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Vrasja në TCH, Luizi vjen me premtim të madh për familjen e të ndjerit

Gazeta10
29 March 2023 - 9:53

Edicioni i natës së djeshme të  Big Brother Albania ka nisur me lajmin për vdekjen e rojes së Top Channel, Pal Koka,moderatorja e këtij spektakli Arbana Osmani ka tregur se spektakli i natës së djeshme nuk do të vazhdoj, vetëm banorët do të informohen për këtë lajmë.

 Pasi që  banorët janë informuar për këtë lajmë më i prekuri nga banoret ka qenë Luizi i cili tha se e ka njohur rojën në fjalë, shkruan Gazeta10.

“Unë e kam njoft rojën, e di nga emri. Akt makaber , kur goditet fjala e lire është nuk e di si ti vë emër se akt terrorist është mund të them që mund te ia dalim duke dhëne force njeri tjetrit dhe me mbështetjen tuaj”, tha Ejlli dje në BBVA

Luizi tha se çfarëdo çmimi që ia do të fitojë në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë të tyre do ta ndajë me familjarët e të ndjerit.

“Në fund të këtij rrugëtimi, një pjesë e asaj që do marr me vete do shkojë për familjen e të ndjerit”, u shpreh Luizi.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e banorëve u shpreh të gatshëm për të vazhduar këtë eksperiencë deri në fund, si dhe të gjithë kanë shprehur ngushllimet e tyre për familjen e të ndjerit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.