Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani në Samitin për Demokraci fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Gazeta10
29 March 2023 - 16:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

“Dhe sot e shfrytëzoj rastin që të iu bëj thirrje vendeve mike që të mbështesin Kosovën, dhe për ato që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, t’i bashkohen vendeve shumicë të botës dhe të bëjnë të njëjtën. Jo që do shtoni një vend mik, por një aleat”, deklaroi Osmani.

Osmani përmendi edhe disa hapa në historinë e Kosovës që nga lufta e deri këtu, duke falënderuar vendet mike për ndërhyrjen që bën në vitin 1999.

“Kosova është sot e lirë, pasi ju zgjodhët të mos i largoni sytë, por në vend të kësaj të qëndroni kundër tiranisë dhe kundër regjimit gjenocidal. Ne vazhdojmë të jemi mirënjohës për kontributin tuaj, për ekzistencën e vendit tim. Jo që vetëm ndihmuat për të ndërtuar institucione demokratike, por shpëtuat jetë dhe ju keni ndihmuar të ndërtojmë historinë tonë moderne duke qëndruar për atë që është e drejtë”, tha Osmani në Samit.

Presidentja ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen në forcë dhe është demokraci që lulëzon.

“U ngritëm nga hiri si shtet dhe 15 vjet më parë të udhëhequr nga vendosmëria e njerëzve tanë, Kosova shpalli pavarësinë dhe formoi institucionet që sot janë mëshirim i lirisë e demokracisë. Sot Kosova është shtet me demokraci të fuqishme e shtet që e do lirinë. E vetëm këtë vit, jemi rankuar si vendi i tretë me më së shumti përparim në nivel të demokracisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë./Gazeta10

Ajo ka thënë se Kosova do të bëjë çdo gjë të forcojë demokracinë jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe më gjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.