
Sulmuesi anglez, Harry Kane në verë mund të largohet nga Tottenhami, por jo edhe nga Premierliga.
Te Manchester Unitedi janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin Harry Kane gjatë kësaj vere.
Madje, bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e kapitenit të Anglisë.
“Daily Mail” shkruan se Unitedi ka ofruar 100 milionë euro për ta bindur Tottenhamin në lirimin e sulmuesit 29-vjeçar në fund të sezonit.
Kane po shihet si përforcim i madh për sezonin tjetër tek Unitedi dhe trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.
Kane ka shënuar 23 gola këtë sezon në të gjitha garat, ndërsa ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tottenhamin që i skadon vitin tjetër.