
Fenomeni i BBVA , Luiz Ejlli, më herët është tërhequr nga bota e showbizz por tani ai është në qendër të syve të njerëzve, duke bërë për vete një popullat të tërë të çmendur pas tij.
Por tashmë jo vetëm populli i thjeshtë por edhe personazhet më të njohur shqiptar janë vënë pas tij sidomos futbollistët shkodran të Vllaznisë, shkruan Gazeta10.
Stilistja që kujdeset për veshjet e Luizit në Big Brother, Miranda Dupi, u pyet në një emision, nëse është e vërtetë që Bekim Balaj ka paguar 10 mijë euro për rrobat e Luizit.
Përgjigjja e stilistes as nuk konfirmoi as nuk mohoi por ajo u shpreh se nuk merrej me shifrat por thjeshtë me veshjet./Gazeta10
