Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Për sa euro do të shtrenjtohet energjia elektrike për secilën kategori, ZRrE jep detaje

Gazeta10
30 March 2023 - 16:49

Bordi i Zyrës së Rregulaltorit për Energji sot ka vendosur që të shtrenjtoj energjinë elektrike në Kosovë për 15.4%, raporton Gazeta10.

Kryesuesi i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, tha se rritja ka ndodhur për shkak se mundëson furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Por, si do të jenë fakturat e qytetarëve pas kësaj rritje të cmimit, nga ZRrE-ja kanë dhënë disa detaje se si do të ndikojë rritja në bazë të konsumit.

“Konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri në 300 kilovat në orë, nëse proporcioni i konsumit është 60 [tarifa e lartë] me 40 [tarifa e ulët], fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 80 centë. Për ata që kanë konsum deri në 450 kilovat në orë, fatura mujore do të ketë rritje prej 4 euro e 18 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kilovat në orë, rritja e faturës mujore do të jetë 5 euro. Dhe për konsumatorët deri në 800 kilovat, ku 80 për qind e konsumatorëve janë pjesë e kësaj kategorie, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë. Ndërkaq, për ata që konsumojnë 1.000 kilovat në orë, rritja mujore pritet të jetë 10 euro.” , kanë thënë zyrtarët e ZRrE-së.

Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.