Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina triumfon me lehtësi kundër Bashkimit

Gazeta10
30 March 2023 - 22:09

Sigal Prishtina ka vazhduar me formën e mirë të Prince Caffe Superligës. Prishtinasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 66:101, në ndeshjen e mbetur të javës së 26-të.

Bardhekaltrit e nisën për mrekulli ndeshjen dhe nga fillimi ishin shumë më të mirë, duke e fituar bindshëm çerekun e parë 11:27.

Prishtinasit ruajtën epërsinë në periudhën e dyttë dhe e menaxhuan atë, për të shkuar në pushim me shifrat 30:49.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, që nuk kishte shumë ‘histori’ dhe triumfoi bindshëm 66:101.

Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 15 fitore e 12 kërcime dhe Altin Morina me 15 pikë, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Derrick Ëilson me 17 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Bashkimi ka 11 fitore e 16 humbje, kurse Sigal Prishtina 21 fitore e gjashtë humbje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.