Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Llogarit sa fëmijë janë vra, sa gra janë dhunuar” – Emocionohet në GAZETA Dardan Krasniqi

Gazeta10
10 September 2026 - 19:08

Veterani Dardan Krasniqi ka deklaruar se Kosova po pret që ish-krerët e UÇK-së të lirohen me 16 shtatori nga Haga, duke shtuar se kjo ka qenë një sfidë e madhe për shtetin tonë e që në fakt sipas tij njerëzit nuk janë duke e kuptuar këtë farë pune, duke llogaritur vetëm sa gjaku është derdhur, por sot t’i lemë dëshmorët e kombit, s’po i llogaritim, por edhe këta që i kam të skalitur në bluzën time, por sa fëmijë janë vra e sa nëna e motra janë dhunuar për lirinë e çlirimin e këtij vendi.

Ai këto komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.

“Sot t’i lëmë dëshmorët anash, por llogaritni vetëm sa fëmijë janë vra, e sa nëna e motra janë dhunuar për çlirimin e këtij vendi”, tha Krasniqi i emocionuar, duke shtuar se jo vetëm kjo por edhe sa martiri ka ra vetëm që ky vend të jetë i lirë.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.