Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksioni për sigurinë në shkolla, Policia në Pejë sekuestron 6 motoçikleta

Gazeta10
10 September 2026 - 17:44

Policia në Pejë ka sekuestruar gjashtë motoçikleta gjatë një aksioni të zhvilluar sot, më 10 shtator, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shofer, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Aktivitetet e njësisë së trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.