
Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë të premten, më 11 shtator, seancën konstituive.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, vazhdimi i seancës do të nisë në orën 11:00, në sallën e seancave.
Zgjedhja e nënkryetarëve nuk u arrit të bëhej gjatë seancës së mbajtur tëmërkurën, ndërsa deputetët do t’i rikthehen kësaj pike në vazhdimin e seancës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, pika e rendit të ditës për të premten është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.