
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në ‘’X’’, ka ndarë përgjigjen e avokates së ish-presidentit, Sophie Menegon në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në postim Menegon citohet të ketë thënë mes tjerash se, ‘’Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje konkrete te dëshmitarët’’.
Postimi:
Përgjigjja e avokatit të Thaçit, Menegon: “Kjo çështje në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për zhvillimin e një bisede në Njësinë e Paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje konkrete te dëshmitarët… Në këtë rast nuk ka asnjë viktimë… Prokuroria kërkon që zoti Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burg për biseda të zhvilluara brenda një njësie paraburgimi, të cilat nuk patën asnjë ndikim real në botën jashtë.”