
Prishtina pritet të bëhet me kompani të re komunale të pastrimit.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se sistemi aktual i menaxhimit të mbeturinave nuk po u përgjigjet nevojave të qytetit. Për këtë arsye, sipas tij, është e domosdoshme që në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal të themelohet ndërmarrja e re e pastrimit.
Rama akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokadë ndaj Komunës së Prishtinës.
Rama: Këta rrenacakë po e ngrehin zhag edhe Kushtetutën.
“Këta rrenacakë po e ngrehin zhag edhe Kushtetutën”, tha Rama.