
Avokati Arbër Jashari duke komentuar prezantimin e sotëm në Hagë, ku Prokuroria ka kërkuar deri në 6 vite burg për pengim të drejtësisë ka deklaruar se nëse rasti i parë ka qenë për ta larguar Hashim Thaçin nga skena politike dhe largimi nga Presidenca dhe për ta gjykuar UÇK-në në Hagë, ky rasti i dytë ka qenë që figura e Thaçit të përbuzet, denigrohet e të përulet deri në maksimum.
Ai komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10
Derisa sa i përket pretendimeve të Prokurorisë ai tha se nëse eventualisht vjen deri të dënimi kjo i bie që ai ka qëndruar atje rreth 6 viteve në Hagë dhe ato vite pra ju kompenzohen me qëndrimin atje, derisa shtoi se nuk ka ndonjë bazë reale e faktike e të fuqishme për dënimin e tij.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10