Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm, kishte 225 gjoba

Gazeta10
30 March 2023 - 22:32

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik.

Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë.

Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba.

Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.