Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

LDK-ja ende pa një përgjigje për pjesëmarrje në marshin e organizuar në mbrojtje të UÇK-së

Gazeta10
30 March 2023 - 23:54

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti në “Prime Time” ka treguar se LDK-ja është ende pa një qëndrim për pjesëmarrje në marshin e 2 prillit e organizuar nga “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Hamiti, ka thënë se do ta shohin të dielën se a do të marrin pjesë në këtë marsh, por megjithatë ai ka theksuar se njerëzit e LDK-së janë të lirë të angazhohen edhe në të tilla aktivitete si mbrojtja të luftës së drejtë të UÇK-së.

“Secili e ka të drejtën e vet, ky është organizim i lirë. Secili e ka të drejtën e vet të marrë pjesë apo jo. Do ta shohim të dielën. Është çështje e njerëzve të lirë të Kosovës të marrin qëndrim ose jo. Ne jemi shoqëri e lirë dhe njerëzit tanë janë të lirë të angazhohen përfshirë edhe në marshin për UÇK-në”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.