Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë në Ferizaj

Gazeta10
29 October 2026 - 13:29

Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga institucionet për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Qytetarët që sot po protestojnë në Ferizaj për vrasjen e Arlinda Zekajt po marshojnë sheshit të qytetit me thirrjet “krejt Migjenat n’burg”, duke kërkuar që personat që raportohet ta kenë neglizhuar rastin e viktimës të përballen me drejtësinë.

Protestuesit kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet dhe që institucionet të japin llogari për veprimet e tyre, ndërsa bëjnë thirrje për masa konkrete që do të parandalonin raste të ngjashme në të ardhmen.

Kujtojmë, Arlinda Zekaj u vra të dielën në Vitormiricë të Pejës nga kunati i saj. Para se të vritej, Zekaj kishte paraqitur një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar masa urgjente, duke shprehur shqetësime për sigurinë e saj.

Vrasja e saj ka shkaktuar reagime të ashpra qytetare dhe institucionale. Protesta të ngjashme po zhvillohen edhe në Prishtinë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.