Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet këtë javë me xhiron e 27-të

Gazeta10
31 March 2023 - 11:16

Pas pushimit të ndeshjeve më kombëtare, Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë vikend me xhiron e 27-të, ku pritet të zhvillohen disa ndeshje mjaft interesante.

Ndeshja kryesore e kësaj xhirojë pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila do të luhet në Therandë.

Kampioni i Kosovës, Ballkani nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Superligë, dhe në këtë ballafaqim do të mundohet arkëtojë pikët e plota.

Ndërkohë, as Gjilani nuk ka arritur të triumfojë në tre ndeshjet e fundit dhe në këtë përballje “Skifterat” do të tentojnë fitoren për të përforcuar pozitën e tretë në tabelë.

Lideri i tabelës, Drita në këtë raund e pret në shtëpi skaudrën e fundit në tabelë, Drenicën.

“Intelektualët” me një fitore eventuale do të përforconin edhe më shumë lidershipin, ndërsa skuadra nga Skenderaj do të tentojë të bëjë befasinë për tu larguar nga zona e rrezikshme.

Prishtina nga kjo xhiro do të rikthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ku përballë do ta ketë ekipin e Trepçës ’89.

Të dyja këto skaudra arritën fitore në xhiron e kaluar dhe do të mundohen që ta vazhdojë edhe më tutje këtë seri pozitive.

Llapi gjatë xhiros së 27-të takohet me Malishevën në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Skaudra e Tahir Batatinës do të ketë një ndeshje të vështirë kundër ekipit të drejtuar nga Bylbyl Sokoli.

Ferizaj, skuadra që po kalon në formë mjaft  të mirë në stinorin pranveror do të udhëtojë drejt Klinës, aty ku do të përballet me Dukagjinin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.