
Këtë fundjavë luhet xhiroja e fundit e stinorit të rregullt në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku në program janë katër ndeshje.
Lideri i tabelës, Prishtina në xhiron e fundit do të udhëtojë në Therandë, aty ku do të përballet me skuadrën e Ponte Prizrenit.
“Bardhekaltërit” me një fitore evetuale do ta përfundonin sezonin e rregullt si lider, ndërsa Ponte Prizreni është renditur në pozitën e shtatë në tabelë dhe mbijetesën në elitën do të mundohet ta sigurojë përmes “Play-Outit”.
Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli këtë fundjavë do të ndeshet me Bashkimin.
Therandasit që gjenden në pozitën e tretë në tabelë, përballë do të kenë ekipin prizrenas që gjendet në pozitën e pestë.
Trepça, ndeshjen e fundit në stinorin e rregullt do ta luajë kundër Vëllaznimit në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
“Xehtarët” renditen në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa gjakovarët xhiron e kaluar siguruan plasmanin në “Play-Off”.
Peja në këtë fundjavë do të ndeshet me skuadrën që tashmë ka rënë në Ligën e Parë, Rahovecin.
“Verdhezinjët” tashmë kanë siguruar pozitën e dytë në tabelë dhe në fazën e “Play-Off” do ta fillojnë nga gjysmëfinalja.