Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea e interesuar për Andre Onanan

Gazeta10
31 March 2023 - 13:17

Skuadra e Chelseat po kërkon transferimin e portierit të Interit, Andre Onana, gjatë kësaj vere.

“Sky Sports” raporton se Onana te Chelsea po shihet si zëvendësim për Edouard Mendyn, i cili pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit.

Onana ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e parë tek Interi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Mësohet se Chelsea është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për 26-vjeçarin, i cili iu bashkua Interit para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Onana këtë sezon ka regjistruar 28 paraqitje për ekipin italian, ndërsa para Interit karrierë ka bërë edhe tek Ajaxi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.