Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjithçka gati për derbin Ballkani-Gjilani, formacionet zyrtare

Gazeta10
01 April 2023 - 14:26

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.

Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit e Gjilanit. Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit.

Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje, shkruan Gazeta10.

Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.

Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.

Të dyja ekipet tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.