
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike në Komunën e Zubin Potokut, pas shkeljeve të konstatuara gjatë inspektimeve të fundit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se gjatë kontrolleve është mbyllur një subjekt ekonomik që ushtronte veprimtarinë pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, inspektorët kanë konfiskuar produkte pa deklaracion të prejardhjes, ndërsa një subjekti tjetër ekonomik i është shqiptuar gjobë prej 6 mijë eurosh, pasi u kishte shërbyer pije alkoolike personave të mitur.