Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pranon letër urimi nga homologu Abela: Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

Gazeta10
13 October 2026 - 15:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në letrën e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimin e mëtejmë të lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Abela.

Kryeministri maltez ka riafirmuar gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar sukses vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

“Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet në letrën e shefit të qeverisë në Maltë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.