Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”

Gazeta10
01 April 2023 - 16:32

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cili kishte për qëllim  vlerësimin dhe testimin e kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie.

Ushtrimin fushor, që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX, është realizuar nga regjimenti i parë i Forcave Tokësore.

Ushtrimi, sipas njoftimit të FSK-së, është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).

Ndërkaq, përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel Kim, oficerë e nënoficerë të FSK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.