
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me arrestimin e serbit i cili po dyshohet se ka qenë i përfshirë në djegien e veturave me targa RKS.
Ministri thekson se përveq akuzave për djegien e vetura në veri ai po akuzohet edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Gjithashtu organet e sigurisë kanë dëshmi edhe për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.
“Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Beogradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10