Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni

Gazeta10
02 April 2023 - 12:15

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Dita Botërore e Autizmit është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën. Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe!”, ka thënë Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.