
Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, analisti politik Ardian Zeqiri ka deklaruar se është e natyrshme të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht se rezultati tashmë është kryesisht i njohur.
E duke folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente nga LDK-ja, ai ka theksuar se duke parë deklarimet e fundit nga Lutfi Haziri shihet se ka lëkundje.
“Mendoj se do të gjindet një lloj kandidature hipotetike ngase kandidaturën e Vjosa Osmanit nuk do ta pranojë Kurti për presidente”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10