Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria speciale përdor si fakte deklaratat publike të ish krerëve të UÇK-së dhe citate nga librat e Krasniqit

Gazeta10
03 April 2023 - 11:46

Kanë nisur deklaratat e prokurorëve në seancën e parë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Qysh në fillim të procesit Prokuroria gjatë seancës së sotme, pretendimet e saj për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe funksionin e tij i bazoi në deklaratat publike të dhëna nga vetë protagonistët përkundër faktit që ata deklaronin se kanë prova të forta  kundër ish krerëve të UÇK-së.

Tutje Prokuroria si fakte ka përmendur komunikatat dhe konferencat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së si dhe letra me shkrim dore.

Gjithashtu Prokuroria ka lexuar edhe citate nga librat e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Sipas prokurorisë këto komunikata dhe deklarata të ish krerëve të UÇK-së kanë ndikuar te pjesëtarët e UÇK-së dhe veprimet e tyre në raport me viktimat. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.