Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Abbott: Lufta e UÇK-së për liri nuk është në gjyq dhe as nuk duhet gjykuar

Gazeta10
03 April 2023 - 13:09

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka reaguar pas fillimit sot të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta10.

Abbott ka thënë se atje s’po gjykohet lufta e UÇK-së e as e Kosovës për liri, madje as nuk duhet të gjykohen.

“Ky gjyq ka të bëjë me veprimet e individëve. As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni.”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.