
Sipas raportimeve të fundit thuhet se Kai Havertzi është kthyer përsëri në radarin e Bayern Munichut.
Reprezentuesi i Gjermanisë ishte i lidhur me një transferim në “Allianz Arena” edhe në vitin 2020, kur Havertzi u largua nga Bayer Leverkurseni.
Havertzi atëherë vendosi që të largohet nga vendlindja e tij, me gjermanin që u shpall kampion i Evropës me Chelsean, por një rikthim në Bundesliga do të nënkuptonte që sulmuesi do të ribashkohej te Bayerni me ish-trajnerin e tij, Thomas Tuchel.
Mirëpo, Oliver Kahn, shefi ekzekutiv i Bayernit, u tregua i rezervuar sa i përket këtyre spekulimeve.
“Nuk ka kuptim që të përmendet tani. Siç thashë, fokusi jonë është në këtë sezon dhe jo në temat e së ardhmes. Nuk jemi duke diskutuar nënshkrime të reja me Tuchelin tani”, kishte thënë Kahn në një intervistë për BILD.
Derisa Kahni po i mohon këto thashetheme, vet lojtari në fjalë, Havertz kishte pranuar në një intervistë dukë thënë se Bayerni është një klub që asnjë lojtar nuk mund ta refuzojë.
23-vjeçari këtë sezon është paraqitur në 37 ndeshje në të gjitha garat me “Blutë” e Londrës, në të cilat ka shënuar 9 gola e ka dhuruar një asist.
Havertz me Chelsean ka kontratë deri më qershor të vitit 2025, ndërsa vlera e tij në treg shkon deri në 60 milionë euro.