Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nipi i Jakup Krasniqit: S’do të dal asgjë më shumë se sa ajo që e dimë

Gazeta10
03 April 2023 - 14:35

Në një lidhje direkte për Kanal10, nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi është shprehur se shpreson që të përfundojë sa më shpejt gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe të kthehen në vend.

Ai gjithashtu ka treguar se me Jakup Krasniqi kanë kontaktuar vazhdimisht dhe se ai ka mendime të qarta për çfarëdo që do të bëhet në seancë.

“Kemi kontaktuar vazhdimisht me Jakup Krasniqin ai ka mendime të qarta për çfarëdo që do të bëhet ne seancë dhe jam i bindur se nuk do të dal asgjë më shumë se nga ajo se çfarë ne dimë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për marshin i cili është mbajtur dje ku është shprehur se ka qenë një marsh i madh dhe shumë i fuqishëm.

Krasniqi ka thënë se presin nga kjo seancë që të jetë e shpejt dhe shpresojnë që ata të kthehen sa më shpejt në vendin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.