
Mbrojtja e Thaçit, duke folur për pretendimet e prokurorisë tha se Hashim Thaçi gjatë vitit 1999 jetonte në Zvicër, ai në shkurt të këtij viti ishte në Rambuje dhe nuk kishte kontroll mbi UÇK-në, ai nuk mund të pranonte marrëveshjen e Rambujesë pa miratimin e komandantëve të Zonave.
Sipas avokatit ata e shkarkuan komandantin, Azem Syla dhe e Zëvendësuan me Sylejman Selimi derisa Thaçi ishte në Rambuje. Ai nuk kishte asnjë mundësi që të ndalonte krimet eventuale. /Gazeta10/