Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në Deçan për “Ditën e Gështenjës”, vlerëson traditën dhe fermerët

Gazeta10
18 October 2026 - 15:26

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi këtë festë si vazhdimësi të një tradite të trashëguar brez pas brezi, që dëshmon lidhjen e banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre.

“Një festë qe është vazhdimësi e traditës që është trashëguar brez pas brezi në Deçan, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën, punën dhe trashëgiminë tonë. Mirënjohje ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj fermerëve që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit”, shkroi Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.