Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selimi: Lash ëndrrat e rinisë dhe studimet e letërsisë, iu bashkova familjes Jashari në Prekaz

Gazeta10
04 April 2023 - 16:42

Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në kuadër të kësaj seance sot është deklaruar edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i cili tha se për të qenë pjesë e UÇK-së la ëndrrat e rinisë , studimet e letërsisë  dhe u bë pjesë e UÇK-së.

“Në vend që t’i bashkohesha familjarëve të mi në mërgim, unë iu bashkova një familje akoma më të madhe, iu bashkova familjes Jashari në Prekaz. Lash ëndrrat e rinisë, lash studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e UÇK-së. UÇK-ja në atëkohë e kishte emrin ushtri, por nuk numëronte shumë njerëz. Emrin dhe vullnetin e kishim të madh, por njerëz e armë kishim shumë pak.Të ishe pjesë e UÇK-së ishte të ishe armiku i Serbisë dhe mund të vriteshe, apo e pakta të arrestoheshe siç u arrestua vëllau im dhe u dërgua në burgje të tmerrshme serbe, apo siç u arrestua shoku im Besnik Restelica që e mbytën gjatë torturave.”, deklaroi ai.

Tutje Selimi, ka thënë se pas vdekjes së komandantit Adem Jashari, ata kishin mbetur luftëtarë pa komandat dhe krejt çka duhet të bënin ishte të ndiçmin rrugën e Jasharit, raporton Gazeta10.

“Ne, shokët e Adem Jasharit që shpëtuam gjallë mbetëm përballë gjithë Serbisë. Ishim shumë pak djem e vajza, bura e gra të armatosur shumë dobët e të pauniformuar e të paorganizuar. Mbetëm luftëtarë pa komandant, e krejt çka mund të bënim ishte të ndiçnim rrugën e Jasharit, e të luftonim deri në fitore. Në ato ditë të rënda për Kosovën, vazhduam të rezistonim, siç dinim e siç mundeshim”, ka thënë  ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.