Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konferenca Botërore për e-Parlamentin, Haxhiu nesër niset për Bruksel

Gazeta10
15 November 2026 - 19:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin.

Konferenca mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian dhe organizohet nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian.

Në këtë konferencë marrin pjesë deputetë, sekretarë të përgjithshëm dhe zyrtarë të lartë të parlamenteve nga e gjithë bota, ndërsa tema qendrore është forcimi i demokracisë dhe i institucioneve parlamentare përmes transformimit digjital, me theks të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryetarja Haxhiu do të takohet me presidenten e PE-së Roberta Metsola, kryetarin e Senatit belg Vincent Blondel, deputetë të PE-së dhe zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët do të diskutojë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe kërkesën e vendit për anëtarësim në BE.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.