Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali synon transferimin e Theo Hernandez në merkaton e verës

Gazeta10
04 April 2023 - 19:04

Skuadra e Arsenalit po synon transferimin e Theo Hernandezit në fund të sezonit aktual, njofton “Sky Sports” të martën.

Bëhet e ditur se është trajneri Mikel Arteta që po insiston në mbrojtësin e krahut të majtë, të cilin po e sheh si përforcim të madh për sezonin e ri.

Francezi është pjesë e Milanit dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro. Tek Arsenali janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Oleksandr Zinchenkos plus para për ta bindur ekipin italian në lirimin e 25-vjeçarit.

Theo ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2026, ndërsa edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira. Në 33 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ai ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.