Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shaqir Totaj flet për qeverisjen në Prizren

Gazeta10
24 August 2022 - 9:08

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për qeverisjen e tij të deritanishme në Prizren, raporton Gazeta10.

Totaj fillimisht ka ironizuar pak me situatën energjetike në vend, duke thënë se edhe Prizreni është prekur nga përpjekja e pushtetit për të na kthyer në kohë përmes reduktimeve.

“Janë kthyer edhe gjeneratorët. Këtë e kemi një dhuratë, një shpërblim, një lloj nostalgjie nga qeverisja aktuale, s’po na lënë ta harrojmë të kaluarën”, ka ironizuar Totaj.

Tutje, Totaj ka folur edhe për bashkëpunimin me operatorët ekonomik për të cilin ka thënë se ka trend të mirë.

“Me operatorët ekonomik gjithmonë ka sfida, gjithmonë ka situata me të cilat do të duhej të mirremi. Në parim është një trend i mirë, pozitiv mirëpo edhe operatorët ekonomik duhet me i kuptu sepse jemi në një situatë ekonomike jostabile”, ka thënë ai.

Duke folur për gjendjen e qendrave familjare në Prizren, Totaj ka thënë se me gjërat që varen nga komuna ai është i kënaqur.

“Janë shumë gjëra që varen nga ministria. Tek pjesa që varet nga komuna, unë në parim nuk është se nuk jam i kënaqur, mirëpo prapë në parim mendoj se ne gjithmonë duhet të pretendojmë dhe duhet të jemi të gatshëm të ofrojmë më tepër”, ka thënë Totaj. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.