Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pret në takim Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në orën 15:00

Gazeta10
24 August 2022 - 9:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i pres në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në orën 15:00, raporton Gazeta10.

Ky lajm është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.

Ky takim po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit. Qeveria e Kosovës ka paralajamëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.